Geoorg është një index virtual gjeografik i organizatave shqiptare në diasporë i krijuar në mënyrë kolaborative. Më thjeshtë, Geoorg është një bashkëpunim midis grupeve apo individeve për të krijuar një index të plotë të të gjitha organizatave shqiptare në diasporë. Struktura e projektit i lejon kujtdo me një lidhje interneti të ndryshojë përmbajtjen e tij. Ju lutemi të kini parasysh që gjithçka që ndodhet këtu nuk është rishikuar detyrimisht nga njerëz me ekspertizën e duhur për t'ju dhënë informacione të plota, të detajuara dhe të sakta. Kjo nuk do të thotë se ju nuk do të gjeni njohuri të vlefshme e të sakta në të shumtën e kohës në Geoorg. Megjithatë, Geoorg nuk mund t'ju sigurojë vlefshmërinë e njohurive të gjetura këtu. Përmbajtja e çdo artikulli (shkrimi) këtu mund të jetë ndryshuar së fundmi, dëmtuar apo ndryshuar nga ndonjë njeri mendimi i të cilit nuk përkon me gjendjen e njohurive (diturive) në fushat përkatëse.
Ne punojmë për të zgjedhur apo vënë në pah versione të besueshme artikujsh. Bashkësia jonë aktive e përgatitësve (editorëve) përdorin mjete të ndryshme që ndihmojnë në mbikëqyrjen e ndryshimeve të përmbajtjeve. Megjithatë, Geoorg nuk bën rishikime hulumtuese të përhershme; për sa kohë lexuesit mund të ndreqin gabimet apo merren me këtë çështje rishikim shqyrtues, ata nuk kanë ndonjë detyrim ligjor ta bëjnë këtë dhe kështu të gjitha informacionet e lexuara këtu janë pa ndonjë garanci për ndonjë qëllim apo çfarëdo lloj përdorimi. Madje artikuj që janë hulumtuar nga rishikime shqyrtuese përshtatëse apo ecuritë e një artikulli te veçantë mundet që më vonë te jenë përpunuar mangësisht, pikërisht përpara se ju t'i shihnit ata.
Asnjë nga autorët, bashkëpunëtorët, dhuruesit, drejtuesit, administruesit, ose kushdo tjetër i lidhur me Geoorg-n në çfarëdo lloj rruge a mënyre, mund të jetë përgjegjës për ndonjë informacion të pasaktë apo shpifës, ose për përdorim tuajin të informacionit të përmbajtur në apo lidhur nga ato faqe rrjetore.
Ju lutemi, sigurohuni të kuptoni që informacioni i ofruar këtu është falas dhe nuk ka asnjë lloj marrëveshjeje (pajtese) apo kontrate që është krijuar mes jush dhe pronarëve apo përdoruesve të kësaj faqeje, pronarëve shërbyes mbi të cilët strehohet, ndihmuesve individualë të Geoorg-ut, ndonjë projekt drejtuesish, administratorësh, apo cilitdo tjetër që është lidhur në çfarëdo mënyre me këtë projekt apo me projekte simotra, u përgjigjen ankesave tuaja direkte kundër tyre. Juve u jepet një leje e kufizuar të kopjoni çdo gjë nga kjo faqe; kjo nuk krijon ndonjë përgjegjësi kontrate ose jashtëkontrate nga ana e Geoorg-ut, apo ndonjë nga agjentët, anëtarët, organizuesit ose përdorues të tjerë.
Nuk ka marrëveshje midis jush dhe Geoorg-ut lidhur me përdorimin apo përpilimin tuaj të këtij informacioni përtej GNU Free Documentation License (GFDL); as është askush tek Geoorg përgjegjës nëse ndokush ndryshon, përpunon, përpilon apo heq ndonjë informacion që ju mund të vendosni në Geoorg ose ndonjë prej projekteve të shoqëruara me të.
Sejcila prej shenjave tregëtare, shenjat e shërbimit, shenjat e bashkësive, të drejtat e vizatimeve, të drejtat vetjake apo të drejta të ngjashme që janë përmendur, përdoruar apo cituar në artikujt e enciklopedisë së Geoorg-ut janë pronë e pronarëve të tyre përkatës. Përdorimi i tyre nuk nënkupton që ju mund t'i përdorni ato për ndonjë qëllim tjetër përvec se për të njëjtin ose për përdorimin e ngjashëm informues, siç është paramenduar nga autorët origjinalë të atyre artikujve nën lejen e projektit GFDL. Ose e thënë ndryshe Geoorg dhe faqet e saj nuk janë as të nënshkruara (vërtetësuara) as të anëtarësuara me ndonjë prej mbajtësve të ndonjë të drejte të tillë, dhe si e tillë Geoorg nuk mund t'ju sigurojë ndonjë të drejtë të përdorni ndonjë apo lëndë të mbrojtur. Përdorimi juaj i ndonjë prone, lënde të tillë apo të ngjashme është sipërmarrje vetëm e juaja.
Botimi i informacioneve të gjetura tek Geoorg mund të jetë në kundravajtje me ligjet e vendit apo drejtësisë nga ku ju jeni duke shikuar këtë njohuri. Baza e të dhënave të Geoorg-ut ruhet në një shërbyes (sërvër) në Landin e Nürenbergut, Gjermani dhe mbahet në lidhje me mbrojtjen e dhënë nën ligjet federale vendase. Ligjet apo drejtësia në vendin tuaj mund të mos mbrojnë apo lejojnë të njëjtat lloje të shprehjes apo shpërndarjes. Geoorg nuk nxit dhunimin e ndonjë ligji; dhe nuk mund të jetë përgjegjëse për ndonjë dhunim të ligjeve të tilla, nëse ju lidheni me kete domain (zotërues) apo përdorni, riprodhoni, ose ribotoni informacionin (njohurinë) e përmbajtur këtu.