Organizatat  |  Aktivitetet  |  Çfarë është GeoOrg  |  AlbStudent  |  GeoOrg Blog
Çfarë është GeoOrg

GeoOrg është një platformë kolaborative për indeksimin gjeografik të të gjitha organizatave dhe aktiviteteve lokale shqiptare në diasporë qofshin ato studentore apo të llojeve të tjera. Ideja e GeoOrg është shfrytëzimi i njohurive të bashkësisë së studentëve dhe emigrantëve shqiptarë jashtë për zgjidhjen e një problemi relativisht kompleks që nuk mund të zgjidhet nga një person apo institucion i vetëm.

Kushdo mund të lundrojë tek harta virtuale e GeoOrg për të parë organizatat apo aktivitetet shqiptare që zhvillohen në afërsi të saj/tij. Dhe çdokush me një lidhje interneti mund të shtojë apo aktualizojë tek GeoOrg organizata të reja shqiptare apo aktivitete të zhvilluara nga këto organizata. Qëllimi i GeoOrg është i dyfishtë:

Nga njëra anë një indeks gjeografik si GeoOrg mundëson njohjen e dinamikës së krijimit dhe zhvillimit të organizatave dhe komuniteteve shqiptare jashtë në shkallë globale dhe lokale. Këto rezultate kanë rëndësi të veçantë sidomos në krijimin e politikave efikase për mbështetjen e këtyre organizatave dhe rrjedhimisht dhe të proçeseve si "thithja apo qarkullimi i trurit";

Nga ana tjetër GeoOrg shërben si një ndihmë e parë për të gjithë shtetasit shqiptarë jashtë që kërkojnë lidhje me komunitete shqiptare në afërsi të vendit ku banojnë.

Ne besojmë se angazhimi juaj dhe i komunitetit studentor në ngritjen e një indeksi të tillë është jo vetëm një tregues për forcën inovative dhe dinamikën e re që studentët po sjellin në zhvillimin e komuniteteve shqiptare por edhe i vlefshëm për shumë bashkëkombas të tjerë që jetojnë jashtë vendlindjes.

GeoOrg po nis si një projekt i AlbStudent, megjithatë zhvillimi i ketij projekti përtej rrënjëve të tij studentore është i mundshëm dhe i dëshirueshëm.

Kontakt | Projekt i Albstudent | Termat dhe Kushtet